Kush janë dy Astritët nga Shijaku që ranë në ‘rrjetën’ e OFL-së, njëri vrasës e tjetri trafikant

Shqipëria

Kush janë dy Astritët nga Shijaku që ranë në ‘rrjetën’ e OFL-së, njëri vrasës e tjetri trafikant

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 13:47
Ilustrim

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë:

Astrit Balliu (Avdyli) banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Astrit Keçi banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Deklarata e OFL

Vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, personave që janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

A.B., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

A. K., banues në Shijak, dënuar nga Gjykata e Pisas, Itali, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”;

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Me qëllim evidentimin dhe dërgimin në SPAK, të të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special, OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat