​Patozi: Revolucionin e bën opozita jo Presidenti

Shqipëria

​Patozi: Revolucionin e bën opozita jo Presidenti

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 19:25
Astrit Patozi

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e konsideroi protestën e Presidentit si revolucion të pamundur, pasi revolucionet i bën opozita dhe jo Presidenti.

Patozi gjatë një interviste televizive tha se “Lulzim Basha kërkon të shpëtojë nga çarku i Ilir Metës dhe do të kthehet në normalitet, sepse e pa se me revolucion nuk i dilet”.

“Lulzim Basha është në kurth, sepse një revolucion që nuk e bëri vetë nuk mund ta bëjë presidenti duke qenë ushtari i tij, sepse revolucioni nëse do ndodhë ndonjëherë duhet ta bëjë opozita dhe jo Presidenti dhe në qoftë se e bën Presidenti do jetë ai udhëheqësi”, theksoi Patozi.

Po ashtu, Patozi shtoi se “Edi Rama është presuar nga presidenti që do t’i dalë nga gardhi ku ai e ka futur vetë, sepse kur ka bërë president Ilir Metën ka patur parasysh, pikërisht ta izolojë atë, gjë që është shumë e rëndë për një shtet demokra tik, sepse presidenti sikur asnjë kompetencë mos të kishte është shenjë e shtetit, kreu i shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat