Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Gjata: Duhet ndryshuar Kushtetuta

Shqipëria

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Gjata: Duhet ndryshuar Kushtetuta

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 21:29
Çlirim Gjata

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata në intervistën për Euronews Albania, deklaroi se, brenda PD-së është diskutuar ideja e ndryshimit të Kushtetutës, duke nënvizuar se dokumenti themeltar i shtetit “ka humbur sensin”.

Kjo tha  Gjata duhet bërë pasi të shkohet në zgjedhje dhe të dalë një Parlament i pranuar nga të gjithë me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjata tha se, dy nga pikat ku ka gjetur dakordësinë e kreut të PD-së, Lulzim Basha janë krijimi i një Parlamenti me dy dhoma dhe President i zgjedhur nga populli.

“Mendimi im ka qenë, dhe që është rrahur në PD, ku kanë dalë plot ide, është të ndërhyhet dhe të bëhet një Kushtetutë për së mbari, sepse kjo Kushtetutë ka humbur sensin, nuk ka lidhje organike. Ka dispozita që i ngjajnë një rregulloreje ndërmarrjeje, ka humbur dhe check & balance. Pushteti, demokracia është kontroll dhe balancim, por nuk pati këto nuk ka demokraci të hidheni përpjetë. Kemi diskutuar dhe për Parlament me dy dhoma, që të ketë kontroll mbi ligjet. Të ketë Senat, jo të formatit klasik se vonon, por ka forma moderne. President nga populli. Asnjë kryeministër nuk do të guxojë të bëjë ato që po ndodhin sot, sepse është i zgjedhur nga populli. Kurse këtu thotë, unë të kam zgjedh dhe fillon edhe tallet ai me institucionet”, deklaroi Gjata.  

Kurse për ndryshimin e sistemit zgjedhor, përfaqësuesi i PD për çështjet ligjore, tha se, kjo çështje është bllokuar nga Kryeministri, Edi Rama dhe nuk lejon që të ndërhyhet. “Çështjen e sistemit e ka bllokuar Rama. Nuk lejoji të ndërhyhet. Sapo të ndryshojë pushteti një nga gjërat është se do të ndryshojë sistemi zgjedhor”, u shpreh ai.

Gjata nuk preferoi të jepte një formulë për sistemin zgjedhor që duhet të jetë në vend, duke thënë se, “është çështje e vullnetit politik. “Nuk ka sistem perfekt. Rama futi kriminelët në Parlament. Në 2015 lamë dy zona bosh vetëm se ndërkombëtarët na dhanë informacion se ishin të inkriminuar dhe nuk kishim kohë të zëvendësonim kandidatët”, përfundoi Gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat