Tubimi i 2 marsit, Bumçi: Betejë e qytetarëve, Rama do kapjen e Kushtetueses sepse ajo kontrollon pushtetin

Shqipëria

Tubimi i 2 marsit, Bumçi: Betejë e qytetarëve, Rama do kapjen e Kushtetueses sepse ajo kontrollon pushtetin

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:26
Aldo Bumçi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi u shpreh në studion e lajmeve të Ora News, se beteja për të mbrojtur Gjykatën Kushtetuese nuk është betejë e Presidenti, por e popullit. Ai tha se Gjykata Kushtetuese është ajo që mbron qytetarët dhe kontrollon qeverinë. Bumçi solli në kujtesë disa nga rastet kur Gjykata Kushtetuese ka qenë vendimtare në marrjen e vendimeve të saj. Ndërkohë, ai kujtoi se gjatë qeverisjes së PD-së u hodhën poshtë të paktën 35 ligjeve të qeverisjes së Partisë Demokratike.

Aldo Bumçi: Nuk është betejë për kompetencat e njërit apo tjetrit. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm. Kur ne kemi qenë në qeveri na ka rrëzuar mbi 35 ligje. Kjo tregon kontroll të qeverisjes, tregon se ka qenë e pavarur. Pati një fushatë kundër biznesit, luftë kundër informalitetit. Qeveria ndryshoi ligjet dhe nëse të kapte pa kupon tatimor, të falimentonte biznesin. 

Këtë paketë që do të shkatërronte biznesin e rrëzoi gjykata. Ky është vendim që mbrojti 130 mijë biznese të Shqipërisë. Qeveria Rama kaloi me vendim që mund të prishte ndërtime pa leje, por gjykata ia rrëzoi. Kjo gjykatë i ka mbrojtur qytetarët. Kjo gjykatë rrëzoi kërkesën për numrin IMEI të telefonave. Gjykata Kushtetuese ka qenë institucioni që ka vendosur kufirin, ka kontrolluar qeverisje. Jemi në vitin e tretë që nuk kemi gjykatë. Kjo nuk është ngritur jo për shkak të betimit por të KED. Rama nuk donte të ngrihej gjykata. Gjykata Kushtetuese është vetëm për të kufizuar qeverinë dhe për të mbrojtur qytetarët. Kjo nuk është betejë e presidentit dhe opozitës, por e atyre që duan të mbrojnë pronën. 

Më tej, Aldo Bumçi u shpreh se Presidenti nuk po bëhet palë me opozitën. Ai tha se Kreu i Shtetit po mbron demokracinë duke folur kundjes vendosjes së “sulltanatit” të Edi Ramës.

Aldo Bumçi: Presidenti nuk po bëhet palë. Këtu po flasim për demokracinë për shtetin e shqiptarëve. A do ekzistojë më kjo demokraci? Sot Edi Rama po kthehet në “sulltan” të Shqipërisë. Fjala e tij është ligj. Presidenti nëse do rrinte pa folur nuk do i shërbente qytetarëve. Nëse ky person sot është “sulltan”, çfarë pret të bëjë Presidenti; të mos flasi? Pa Gjykatë Kushtetuese, Kushtetuta është libër pa vlerë. Barriera e parë për shtetin e të drejtës është Gjykata Kushtetuese. Ne i kemi bërë këto beteja. Nuk jemi të vonuar ne. Nisëm protestat, nuk do gjesh një vend tjetër që të ketë mbajtur protesta kaq masive në Europë Lindore. Kjo tregn besim dhe energji.

Por, nuk ishte i këtij mendimi gazetari Aleksandër Çipa, i cili replikoi me Aldo Bumçin duke u shprehur se qeverisjen e kontrollon opozita, jo Gjykata Kushtetuese. Çipa, megjithatë, theksoi se Presidenti dhe Kryeministri janë në konflikt.

Aleksandër Çipa: Midis shumicës së Ramës dhe presidentit Meta ka një konflikt të hapur. Palët tashmë janë në një konflikt të hapur, ku sido që të vendosen, janë në konflikt interesi. Mazhoranca ka nisur procesin e shkarkimit dhe nga ana tjetër Presidenti e ka akuzuar jo vetëm për grup kriminal por dhe për grusht shteti. Situata është më komplekse se sa mendohet. Në këtë pikë mendoj se opozita është në pikë maturiteti. Nuk është Gjykatë Kushtetuese ajo që kontrollon qeverisjen. Kontrollin e qeverisjes e ka opozita. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat