Dështimi me Teatrin, Artur Zheji: Takticizëm i qeverisë, ka zgjedhur tërheqjen për të fituar kohë

Shqipëria

Dështimi me Teatrin, Artur Zheji: Takticizëm i qeverisë, ka zgjedhur tërheqjen për të fituar kohë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:46
Artur Zheji

Dështimin e qeverisë dhe i bashkisë për ndërtimin e Teatrit të ri me PPP, analisti Artur Zheji e shikon si taktike. Në studion e lajmeve në RTV Ora, Zheji tha se qeveria ka zgjedhur rrugën e tërheqjes për të fituar kohë.

Ajo që më shqetëson, thotë Zheji, është fakti që po lëshojnë terren për të marrë të gjithën më vonë në 2021.

Artur Zheji: Është një lloj zgjuarsie e qeverisë, sepse në disa raste ka zgjedhur rrugën e tërheqjes për të fituar kohë dhe për të mos e shtyrë radikalizmin e përplasjes së saj deri në fund dhe i jep dhe disa peshqeshe opozitarizmit, i cili është sjellë mirë duke marrë pjesë nëpër tryeza që deri para pak kohësh as nuk mund të merrej me mend që mund të merrnin pjesë. Pra po jep diçka nga vetja për ti dhënë disa kurora opozitarizmit, të shohim nëse është kështu. Mendoj se është takticizëm, ka vend për gëzim për ata që janë ngujuar për të mbrojtur teatrin. Nuk ka vend për kambana fitore shumë të mëdhaja. Ata që janë ngujuar mund të gëzohen, teatri nuk do prishet. As tërmetet nuk e prishën. Por më shqetëson fakti që po lëshojnë terren për të marrë të gjithën më vonë në 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat