Flet burri që vrau gruan: Më tha ‘pse ke pirë’

Shqipëria

Flet burri që vrau gruan: Më tha ‘pse ke pirë’

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 10:19
Foto

Zbardhet dëshmia e Rrushdi Tasunit, burrit që vrau gruan e tij, nënën e tre fëmijëve, brenda biznesit të tyre. 

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme dhe tronditi qytetin e Durresit. Krimi makabër dyshohet se ka ndodhur pas një debati të çastit mes burrë e grua.

Autori i dyshuar, Ruzhdi Tasuni, 63 vjeç, akuzohet se vrau Hajdie Tasunin, 59 vjeçe, nënë e 3 fëmijëve, pas një konflikti të ashpër mes tyre.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, Ruzhdi Tasuni. Në fakt, ishte vetë Ruzhdiu i cili lajmëroi Policinë për ngjarjen e rëndë.

Pasi konstatoi se bashkëshortja kishte ndërruar jetë, 63-vjeçari mbylli qepenin e dyqanit, i cili ndodhet në zemër të qytetit bregdetar, midis sheshit “Pranvera” dhe pallatit të sportit “Ramazan Njala” dhe shkoi bleu te dyqani përballë një paketë cigare. Pasi është kthyer, ka hyrë në farmacinë pranë biznesit duke vënë në dijeni të pranishmit se kishte vrarë gruan.

Më pas, ai u ul në trotuarin ku ndodhej dyqani i tij dhe priti Policinë të vinte ta arrestonte. Teksa e shoqëronin në Polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur:

“Ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava”. Më pas, gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Hetimit të Krimit, Ruzhdiu ka deklaruar se konflikti ka nisur pasi bashkëshortja i kishte kërkuar llogari pse ishte vonuar dhe kishte pirë.

“Jam shumë i tronditur, mbaj mend që më tha pse u vonove, pse ke pirë. Kaq mbaj mend. Aty llaf pas llafi situata më doli jashtë kontrollit dhe e qëllova me metrin metalik, me cilin matim materialet që shesim. Nuk doja ta vrisja. Jam shumë i penduar dhe më vjen shumë keq”, ka deklaruar ndër të tjera Ruzhdi Tasuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat