Çela “u tërheq veshin” drejtuesve të prokurorive: Sukses i mangët

Shqipëria

Çela “u tërheq veshin” drejtuesve të prokurorive: Sukses i mangët

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 12:16
Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ishte i pranishëm në analizën vjetore të prokurorive të apelit në qytetet e veriut të vendit. Gjatë fjalës së tij, Çela u shpreh se prokuroritë nuk kanë më pak kompetenca seç kishin para se të krijohej SPAK. Ndaj, ai u kërkoi atyre të jenë më efikase, duke kritikuar edhe punën e deritanishme. Çela shprehi pakënaqësi me rezultatet në lidhje me hetimin e veprave penale.

Olsian Çela: Jemi në fazë rikonstruksioni. Duket se më SPAK relativizohen prokuroritë por në fakt ne jemi depozita e madhe që të dërgon në rrjetet kriminale. Prej jush duhet të rriten metodat speciale të hetimit. Janë momente shumë të rëndësishme pasi ju duhet të perfeksiononi metodikat. Pastrimi i parave është një fushë tjetër objektivi. 

Hetimi për çështjet penale ka pasur sukses të mangët. Duhet të grumbullojmë prova te krimi financiar. Duhet të aplikojmë ligjin anti-mafia. Shkodra, Lezha dhe Kukësi kanë forma të ndryshme krimi. Ju keni përvojën për ta bërë përballjen në mënyrën e duhur.

Në analizën vjetore të prokurorive në qaret veriore të vendit kanë qenë të pranishëm dhe anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat