Koronavirusi, Rama zbulon karantinën, sulmon median: Po goditemi nga “infodemia”

Shqipëria

Koronavirusi, Rama zbulon karantinën, sulmon median: Po goditemi nga “infodemia”

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 13:53
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka treguar për herë të parë publikisht vendin e zgjedhur nga qeveria për karantinën, në rast të shpërhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Në një mbledhje të posaçme për situatën e krijuar nga virusi, Rama deklaroi se në shtëpitë e pushimit në kovalishencë të Durrësit, është ndërtuar karantina. Kryeministri theksoi karantina është ngritur në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe përmban të gjitha kushtet.

Rama: Komiteti Teknik ka vlerësuar disa ambiente si përshtatshme si karantina. Është për të ardhur keq që askund si në vendin tonë të vogël nuk ndodh që politikanët të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur të përhapin panik dhe duke dezifmoruar publikun. Në asnjë vend karantinat nuk ndërtohen nëpër male, pyje apo larg zonave të banuara. Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcaktuar vendosjen e shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në zonën e Durrësit. Me OBSH është përcaktuar përmbushja e të gjitha kushteve. Në spitalin Shefqet Ndroqi ka kapacitete shtesë. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për masat e shtuara në shkolla. Janë rekomanduar qytetarët të kufizojnë udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura.

Më tutje Rama ka deklaruar se ashtu si e gjithë bota, Shqipëria është goditur nga ‘epidemia’ e lajmeve për koronavirusin, e cilësuar si ‘infodemia’. Kryeministri sulmoi median dhe opozitën sërish, duke thënë se infodemia po e godet rëndë vendin për interesa politike e mediatike, në një kohë kur në vend nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Rama: Ne menjëherë filluam kontaktet e domosdoshme dhe në një botë që është gjithmonë e më e vogël për shkak të ndërveprimit intensiv. Edhe në Italinë fqinje vazhdojnë përpjekjet për të gjetur pacientin zero. E panjohura tjetër është përhapja. Përhapja e tij është e shpejt. Sot diksutohen se si sot vendet në kufi me Kinën nuk kanë ende asnjë rast të prekur. Ende nuk është arritur tek një vaksinë specifike dhe mesa po mendohet kjo do të kërkojë akoma kohë. Është një situatë që ka zënë në befasi të gjithë botën. Përhapja e këtij virusi është e pashmangshme

Po shoqërohet me atë që Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cilëson si infodeminë. Infodemia ka prekur mbarë botës sipas Organizatës dhe në mënyrë të pashmangshme ka prekur dhe Shqipërinë. Por siç ndodh shpesh këtu, situata infodemike është shfaqur në më shumë se një formë. Si kudo, si në vende tjera, një karakteristikë e përhapur që shoqëron lajmet në Shqipëri, përpjekja për të shfrytëzuar frikën, për të prodhur alarme në funksion të ineresave mizerable politike dhe mediatike.

Kemi punuar hap pas hapi në heshtje pikërisht për të mos ushqyer infodeminë dhe për të mos krijuar tensione artificialisht të rritura. Deri sot, tani që flasim, në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit. Janë testuar deri sot në laboratorë, të certifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 17 raste të dyshuara që kanë rezultuar të gjithë negativë.

Pas testeve rezultojnë të paprekur nga koronavirus. Situata është ndjekur me vëmendje nga Ministria e Shëndetësisë, që ka ngritur që në muajin e parë task forcën për përgatitjen, parndalimin dhe kontrollin në sfidën e madhe që është një sfidë globale, por që pjesën që na takon, është një sfidë që e përballojmë ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat