Tre gazetarë të “Euronews”: Shqipëria po kthehet në Korenë e Veriut, Meta po mbron Kushtetutën

Shqipëria

Tre gazetarë të “Euronews”: Shqipëria po kthehet në Korenë e Veriut, Meta po mbron Kushtetutën

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 15:24
Ilir Meta

"Shqipëria po kthehet në Korenë e Veriut". Kështu kanë deklaruar tre gazetarët më të njohur të Euroneës Philip Kyle, Jack Parrock dhe Trent Murray.

Tre gazetarët i kanë bërë jehonë qëndrimeve të shprehura sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili ka akuzuar qeverinë se po organizon një grusht shteti.

Gazetarët e njohur, fill pas intervistës së Metës në “Euronews” nuk ngurojnë ta quajnë Shqipërinë si Koreja e Veriut të Europës.

Konkretisht Shefi i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në “Euronews”, Philip Kyle shprehet hapur se Presidenti Meta është duke mbrojtur më së miri dhunimin e Kushtetutës së Shqipërisë nga qeveria Rama.

Gazetari i njohur Jack Parrock ka postuar në profilin e tij zyrtar në Tëitter një status ku shpjegon situatën që po kalon Shqipëria. “Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në manifestim kundër qeverisë së Edi Ramës. Aktualisht, Rama ka pushtet absolut e mbështetje dhe nuk ka gjasa të rrëzohet për momentin, por thirrja e Presidentit Meta ka bërë bujë”, shkruan Parrock, teksa kolegu i tij Trent Murray analizon edhe deklaratat e kreut të shtetit gjatë intervistës për “Euroneës”.

“Një grusht shteti në dyert e BE-së? Kjo është akuza e Presidentit të Shqipërisë ndaj Kryeministrit të vendit. Presidenti Meta tha për Euroneës se vendi i tij “po kthehet në Korenë e Veriut të Europës’ dhe e drejton gishtin nga Kryeministri Rama si autorin e grushtit të shtetit, - shkruan Murray. “Vërtetë interesante, Meta gjithashu tha se shqiptarët ‘po jetojnë në një regjim njëpartiak’ që ka rezultuar ‘në një kapje totalet të shtetit dhe institucioneve në vend’. Deklaratë mjaft e fortë”, shkruan Trent Murray.

Edhe Jack Parrock vë në dukje deklaratën e fortë të Presidentit Meta gjatë intervistës, duke bërë krahasimin e Shqipërisë me Korenë e Veriut. “Një gjuhë mjaft interesante, shumë shqiptarë flasin për ‘Korenë e Veriut të Europës’ duke iu referuar madje edhe periudhës së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës”./oranews

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat