Përzgjidhen 4 kandidatë për kreun e BKH

Shqipëria

Përzgjidhen 4 kandidatë për kreun e BKH

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së për dy ditë zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 (tetë) kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve).

Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.

Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 (katër) kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:

1. Aida Veizaj

2. Artur Beu

3. Ervin Hodaj

4. Idajet Faskaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat