Nexhmije Hoxha përcillet për në banesën e fundit

Shqipëria

Nexhmije Hoxha përcillet për në banesën e fundit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:02
Foto

E mbështjellë me flamurin kuq e zi dhe me yllin 5 cepësh, simboli i Partisë Komuniste është përcjellë për në banesë e fundit, ish - gruaje e diktatorit, Nexhmija Hoxha.

E veja e diktatorit shqiptar do të prehet pranë varrit të Enver Hoxhës në Sharrë.

Ceremonia mortore nga familja është mbajtur mesditën e kësaj të enjte, ku kanë qenë të pranishëm të afërm të familjes dhe miq.

E veja e diktatorit është përcjellë nga një numër i vogël personash, ndërsa u vu re mungesa e djalit të vogël, Sokolit.

Djali i madh Iliri dhe gruaja e tij Teuta , si dhe nipi Ermali me bashkëshorten Rezarta Shkurtën kanë bërë përshëndetjen për miqtë që morën pjesë në ceremoni.

Nexhmije Hoxha u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare këtë të mërkurë për shkaqe natyrale.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat