Përfshirja në vrasjen e Jan Prengës, i sekuestrohet pasuria Altin Hajrit

Shqipëria

Përfshirja në vrasjen e Jan Prengës, i sekuestrohet pasuria Altin Hajrit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 17:09
Jan Prenga dhe Altin Hajri

Emri i tij është lakuar për ditë me rradhë në media, për shkak të përfshirjes së tij në rrëmbimin e më tutje vrasjen e Jani Prengës.

Këtë të enjte, gjykata ka vendosur që të sekuestrojë pronat e Altin Hajrit, përfshi këtu resortin ‘Golden’ si dhe vila e një karburant në emër të tij.

Pikërisht në kompleksin ‘Golden’ u zbuluan nga kamerat e sigurisë pamjet e fundit të trupit të pajetë të Prengës. Trupi i viktimës ende nuk është gjetur nga hetuesit, pavarësisht se ka kaluar mëse një muaj nga rrëmbimi e vrasja e tij.

Kamera e sigurise nga ‘Golden Resort’/ Momenti kur transportojne trupin e vdekur te Jan Prenges.

Altin Prenga ndërkohë ndodhet në arrati. Policia e ka shpallur në kërkim por i kreu i bandës së trafikut të heroinës qëndron ende i lirë.

Pak ditë më parë Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi familjes Hajri pronat, me argumentin e përfshirjes në zhdukjen e Jan Prengës por dhe të implikimit të Altin Hajrit në trafikun e heroinës. Më tutje SPAK e dërgoi çështjen ne GJKKO, e cila sot dha vendimin final për sekuestron. Pasuria kalon në duart e Agjensise së Administrimit të Aseteve, një strukturë e ngritur nga ligji special i qeverisë për OFL-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat