Vetëvrasja e Fatmir Kolecaj, policia: Hapi zjarr dhe plagosi një efektiv, më pas qëlloi veten

Shqipëria

Vetëvrasja e Fatmir Kolecaj, policia: Hapi zjarr dhe plagosi një efektiv, më pas qëlloi veten

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 19:22
Foto

Policia e Shtetit zbulon detaje në lidhje me vetëvrasjen e Fatmir Kolecaj, i cili dy ditë më parë vrau ish-gruan dhe kunatin në Rrëshen.

Sipas policisë pasi u lokalizuar është rrethuar vetëndodhja e tij.

Pas thirrjeve për tu dorëzuar, ai ka refuzuar madje hapi zjarr ndaj policisë duke plagosur një efetiv.

Pas mbërritjes së forcave RENEA, Kolecaj vrau veten.

47-vjeçari ekzekutoi ish-gruan Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nëna e tre fëmijëve dhe vëllain e saj Vledison Filopati 34 vjeç mbrëmjen e së martës, pasi u bëri pritë në hyrje të banesës.

47-vjeçari kishte tentuar vetëvrasjen edhe në 2017 në kohën kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës, pasi u dënua për dhunë në familje dhe armëmbajtje.

Pasi doli nga burgu një vit më parë konfliktet për kujdestarinë e fëmijëve vijuan dhe mbrëmjen e së martës kreu vrasjen e dyfishtë.

Policia e Shtetit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbasdites është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë  nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe t’i dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat