Megaoperacioni ku u arrestua dhe Henri Çili, reagon Lleshaj: Rezultate të reformës në drejtësi

Shqipëria

Megaoperacioni ku u arrestua dhe Henri Çili, reagon Lleshaj: Rezultate të reformës në drejtësi

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 13:32
Sandër Lleshaj

Pas megaoperacionit të zhvilluar të premten në orët e para të mëngjesit, ku u arrestuan dhjetëra persona për trafik droge, mes tyre dhe gazetari dhe botuesi Henri Çili i akuzuar për korrupsion, reagoi ministri Sandër Lleshaj. Kreu i ministrisë së Brendshme e cilëson këtë një jetër provë të rëndëishme të seriozitetit që dhanë Policia dhe Prokuroria.

Lleshaj: Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.  Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne.  Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë.

Në megaoperacionin e Policisë së Shtetit, pas hetimeve të Prokurorisë, u vunë në pranga mbi 30 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes të ndaluarëve është dhe gazetari, botuesi dhe pronari i një universiteti privat, Henri Çili, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në një proces gjyqësor për lehtësimin e masës së arrestit ndaj shtetasit Arbion Aliko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat