Nis sot Kongresi i PS, socialistët zbatojnë rekomandimet e OBSH-së, ja çfarë vihet re

Shqipëria

Nis sot Kongresi i PS, socialistët zbatojnë rekomandimet e OBSH-së, ja çfarë vihet re

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 16:24
Kongresi i PS

Pasditen e sotme pritet të nisë Kongresi i Partisë Socialiste, i cili do të vijojë deri në datën 1 mars. Në ditën e parë të tij, do të zhvillohen diskutime për gratë.

Kongresi do të mbahet nga ora 17:00 deri në orën 19:00, ku i pranishëm pritet të jetë dhe Kryeministri Edi Rama.

Në një situatë kur e gjithë bota është nën panikun e koronavirusit, edhe Partia Socialiste ka marrë masa dezinfektuese për kongresin.

Në hollin e “Pallatit të Kongreseve” është vendosur një dezinfektues për duart, me qëllim që ta përdorin gratë.

Duket se drejtuesit e PS nuk duan të shmangin rekomandimet e dhëna nga OBSH për mbajtjen e higjenës personale, me qëllim që të shmanget përhapja e koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat