Konflikti me presidentin, dëshmon Dvorani: Akuzat e Metës, politike dhe spekulative

Shqipëria

Konflikti me presidentin, dëshmon Dvorani: Akuzat e Metës, politike dhe spekulative

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 17:17
Ardian Dvorani

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, u thirr për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, ku shpjegoi procedurën e ndjekur me vakancat për në Gjykatën Kushtetuese.

Dvorani i cilësoi akuzat e Metës si spekulative dhe politike, shkruan A2 CNN.

“Nuk ka asnjë skenar të natyrës politike me listat dhe kohën e dërguar prej tyre. Çdo vendim i KED-së bëhet publik në faqen zyrtare, në rendin e ditës. Në 21 shtator, nuk e kishim fare në diskutim çështjen e ligjit. Përfaqësuesi i presidentit tejkaloi kompetencat. Të ftuarit kanë statusin e vëzhguesit”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat