Dalin rezultatet e pesë personave të dyshuar për koronavirus në Shqipëri

Shqipëria

Dalin rezultatet e pesë personave të dyshuar për koronavirus në Shqipëri

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konfirmon se ka përfunduar testimi në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik edhe i pesë rasteve të tjera të dyshuara si të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Përgjigjja e analizave ka rezultuar negative.

Pesë personat kishin histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 23 raste për koronavirusin e ri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se do të informojë në vijimësi për situatën në vendin tonë.

Shqipëria vijon të mbetet jashtë hartës së koronavirusit, ndërsa vendet fqijne si Greqia dhe Maqedonia e Veriut kanë regjistruar tashmë rastet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat