Kryemadhi e quajti ‘halabake’ Gjonajn, reagon ish-ministrja Nikolla

Shqipëria

Kryemadhi e quajti ‘halabake’ Gjonajn, reagon ish-ministrja Nikolla

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:09
Lindita Nikolla

Ish-ministrja Lindita Nikolla ka dënuar dhunën verbale të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi kundër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj pak ditë më parë.

"Nisma 'Edhe një' e rriti me 10% numrin e grave në parti. Do të kërkoja Partia Socialiste ka besuar dhe investuar te gratë, ndaj edhe unë, pyesim veten, çfarë kam bërë që politika që qeverisja të jetë më e mirë dhe më e hapur. Pse duhet të besojnë njerëzit te gratë. A pret shoqëria nga ne, që të jemi shembull. Iu bashkova PS-së në vitin 2003 si këshilltare. Nuk thashë asnjë fjalë për baltën dhe poshtërsitë që të godasin pa limit. Nuk flas për baltën sepse frigohem se mos kthehen në barrierën e parë për shumë gra dhe vajza që duan të jenë pjesë e politikës. Përgjigja jonë nuk do të jetë me të njëjtën monedhë. Nuk ka tradhti më të madhe që i bëhet kauzës dhe misionit tonë nga dhuna verbale dhe vulgariteti sikur vjen nga gratë e politikës, si rasti i ditëve të fundit ndaj ministres së Drejtësisë. Do të ngremë zërin për problemet tona. Do të bashkëpunojmë me burrat por edhe do të përballemi me ata" tha ajo..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat