Linda Rama mbërrin krah kryeministrit në Kongresin e PS, zbulohet arsyeja pse

Shqipëria

Linda Rama mbërrin krah kryeministrit në Kongresin e PS, zbulohet arsyeja pse

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 18:12
Linda Rama dhe kryeministri

Pak më parë ka nisur Kongresi i PS, i cili do të zgjasë për tre ditët në vijim. Aktiviteti i sotëm do të jetë i fokusuar tek gruaja socialiste dhe nisma më e re “Edhe Një”.

Teksa fokusi sot është tek gruaja, në Kongres nuk ka munguar edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. Kryeministri ka mbërritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve i shoqëruar nga bashkëshortja.

Ndërkaq, zgjedhja e strukturave të reja do të jetë fokusi i 3 ditëve për socialistët në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet. Nga ky Kongres do të dalin dhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare. Në ditën e dytë të sesionit të punimeve do të votohet dhe për ndryshimin e statutit, e gjithashtu do të bëhet publike dhe axhenda e partisë deri në vitin 2020. Ndërsa në ditën e tretë fokusi i Kongresit do të jenë të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat