Çfarë do firmosë Meta më 2 Mars? Gazment Bardhi zbulon detajet

Shqipëria

Çfarë do firmosë Meta më 2 Mars? Gazment Bardhi zbulon detajet

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 22:30
Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zbardhur disa detaje të reja nga manifestimi i 2 marsit, i thirrur nga Presidenti Ilir Meta, kundër asaj që Kreu i Shtetit e cilëson si “grusht shteti” ndaj Kushtetutës.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, Bardhi tha se nuk e di në të vërtetë se çfarë do të ndodhë më 2 mars, duke shtuar se “mesa kam kuptuar unë nuk bëhet fjalë për shpërndarje Parlamenti.

“Nga deklaratat publike, presidenti ka njohur se do të firmosë një dekret. Mesa kam kuptuar unë nuk bëhet fjalë për shpërndarjen e parlamentit, por do ta shohim. Opozita i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit të Presidentit. Se çfarë do të ndodhë atë ditë nuk e kam idenë fare, sepse nuk organizohet nga partitë politike. Unë do të jem atje si qytetar i Republikës së Shqipërisë. Nuk ka pasur asnjë qëndrim të asnjë ambasade që të ketë kontestuar deklaratat e Presidentit”, tha Bardhi.

Më tej, Bardhi komentoi dhe postimet e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, për takimet e kryeministrit Edi Rama në Rusi, me ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov, duke thënë se është një nga tri prioritetet e saj si diplomate.

“Ambasadorja e ka një nga tri prioritetet e veta çështjet në Shqipëri që lidhen me aleancën tonë në NATO. Ajo nuk e di që Rama bënte protesta për të bllokuar anëtarësimin tonë në NATO. Kjo është një nga detyrat tona për ta informuar në ditët në vijim. Është detyrë e jona për ta informuar, por nuk ka asgjë normale në postimin e ambasadores, sa kohë ajo e ka një nga tri prioritetet. Nëse Rama do kishte mbështetje ndërkombëtare, sot do të ishin hapur negociatat. Konfirmoj se asnjë ambasadë apo faktor ndërkombëtar nuk e mbështet Ramën. Nuk gëzon mbështetje”, deklaroi numri dy i PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat