Ngjela: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk janë të mira, fajtor është Edi Rama

Shqipëria

Ngjela: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk janë të mira, fajtor është Edi Rama

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 22:38
Spartak Ngjela

Marrëdhëniet jo të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë janë për faj të kryeministrit Edi Rama. Avokati Spartak Ngjela tha se Rama ndjen inferioritet ndaj Albin Kurtit.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Ngjela foli edhe për minishengenin, për të cilin tha se është bërë për të nënshtruar Kosovën.

Spartak Ngjela: Nuk janë të mirë, nuk kanë qenë të mira dhe është faji i kryeministrit shqiptar. Ndjen inferioritet ndaj Albin Kurtit. Kompleksi i inferioritetit është gjëmë në politikë. Kuptohet ky është më i aftë, artikulohet. Kurti artikulohet më mirë politikisht, është më i mprehtë, është brenda vizionit dhe interesit kombëtar, është shumë i aftë.

Minishengenin nuk e pranon Kosova, minishengeni është bërë për të nënshtruar Kosovën, Kosova nuk e pranoi. Çfarë do bëjnë?! Minishengeni kur të dalin faktet historike, nuk është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Avokat Spartak Ngjela ka mbështetur idenë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Spartak Ngjela: Mua mu duk i saktë dhe mu bë qejfi që BE ishte me Albin Kurtin. Kosova është nisur të hyjë në BE bashkë me Shqipërinë, të tjerët të rregullojnë trajektoren. Si me ndërrimin e territoreve. Tha Merkel nuk ka ndërrim territore, rregulluan të gjithë trajektoren. Është Gjermania këtu në funksion të të ardhmes në BE.

Ngjela vlerësoi vizitën dhe qëndrimin e kryeministrit Rama në Moskë, ndërsa tha se Rusia është armiku kryesor dhe historik i Shqipërisë.

Spartak Ngjela: Rusia është armiku kryesor historik i Shqipërisë. Na ka marrë 2/3 e territorit. Ai është armiku shekullor i shqiptarëve. Ka media këtu që i paguan. Nuk e di kush janë, por të dhënat që ma kanë ardhur këtu janë se ai paguan nga të gjitha anët. Por nuk ia del dot. Edhe këtij kështu i tha, jeni të dominuar hajdeni nga unë. Unë pashë si e priti politika amerikane, ne jemi me BE dhe Uashingtonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat