Kurti hoqi taksën ndaj Serbisë, avokati shqiptar bën reagimin e papritur: Merkel tha që...

Shqipëria

Kurti hoqi taksën ndaj Serbisë, avokati shqiptar bën reagimin e papritur: Merkel tha që...

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 22:55
Spartak Ngjela

24 orë pasi kryeministri i Kosovës hoqi taksën ndaj Serbisë, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Ngjela ka mbështetur idenë e kryeministrit të Kosovës për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

“Mua mu duk i saktë dhe mu bë qejfi që BE ishte me Albin Kurtin. Kosova është nisur të hyjë në BE bashkë me Shqipërinë, të tjerët të rregullojnë trajektoren. Si me ndërrimin e territoreve. Tha Merkel nuk ka ndërrim territore, rregulluan të gjithë trajektoren. Është Gjermania këtu në funksion të të ardhmes në BE.”, tha Ngjela në Ora News.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat