Avokati shqiptar bën deklaratën e fortë: Ilir Metën e kanë kërcënuar

Shqipëria

Avokati shqiptar bën deklaratën e fortë: Ilir Metën e kanë kërcënuar

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 23:40
Spartak Ngjela

Spartak Ngjela ka komentuar tubimin e Presidenti Ilir Meta me 2 Mars dhe thotë se ai u tërhoq nga ideja e kryengritjes.

“Lufta e Presidentit me Kushtetutën është luftë me mullinjtë e erës. Nuk ka asgjë në dorë, ca do bëjë. Sot deklaroi nuk do ketë dhunë. E kanë kërcënuar. Deri dje tha do të marr kryengritje, ta arrestojnë në flagrancë, 100%. Kush e le presidentin të bëjë kryengritje. Kush i ka dëgjuar këto kanë vënë në duart në kokë gjithë ekspertët perëndimore. Por ky është në akuzë dhe i falet. Ka humbur ekuilibrin.”-tha Ngjela

Protestën e 2 marsit, Spartak Ngjela e shikon thjesht si një paradë. Sipas tij, Presidenti Ilir Meta u tërhoq nga ideja e kryengritjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat