Ndërron jetë gruaja e numrit 2 të Partisë Komuniste

Shqipëria

Ndërron jetë gruaja e numrit 2 të Partisë Komuniste

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 07:51
Vito Kapo

E veja e Hysni Kapos(numri 2 i Partisë Komuniste), Vito Kapo ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Në momentet e fundit të jetës, ishte pranë familjarëve të saj në Tiranë. Kapo ka qenë ish ministre e industrisë së lehtë, ish kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90. Ajo lind në Nivan, Zagorie.

Vito Kapo u lind më 9 nëntor 1922 në Nivan të Zagorisë, Gjirokastër. Është e bija e dr. Stathi Kondit dhe Krisanthisë; motër e Pirro, Alqiut dhe Tanës. Më 1941 mbaroi Institutin Femnor "Nana Mbretneshë" të Tiranës.

Në vitet 1942-43 ra në kontakt me grupet komuniste dhe u bë pjesë e Grupit Komunist të Shkodrës. Në shkurt-maj 1942 shërbeu si mësuese në fshatin e lindjes. Gjatë luftës u ndodh në Nivan, Konispol e Përmet. Më 1943-44 qe anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Në korrik-nëntor 1944 punoi si sekretare e Enver Hoxhës pranë shtabit të përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan. Në nëntor 1944 gjer në maj të 1945 qe në Komitetin Qendror të PK-së dhe e ngarkuar me Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare.

Pas marrjes së fuqi të komunistëve, në korrik 1945 gjer në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador. Më vonë u emërua Drejtoreshë e Arsimit të Lartë dhe për një kohë shumë të gjatë ka drejtuar Bashkimin e Grave të Shqipërisë. Më 1960-1965 ndoqi Fakultetin Histori-Filologji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat