Shqipëria e paprekur nga koronavirus, Ministria e Shëndetësisë: 3 rastet e dyshuara rezultuan negative

Shqipëria

Shqipëria e paprekur nga koronavirus, Ministria e Shëndetësisë: 3 rastet e dyshuara rezultuan negative

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 09:19
Ilustrim

Shqipëria vijon të mos jetë e prekur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë një informacion të përditësuar lidhur me rezultatet e rasteve të fundit të dyshuar.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19, të cilat kanë rezultuar NEGATIVE", njoftoi Ministria.

Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri, por asnjë nuk ka rezultuar i infektuar.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që njerëzit ti referohen burimeve zyrtare për informacione të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat