50 vjeçarja ndërron jetë në spitalin e Korçës, dyshimet se kishte koronavirus

Shqipëria

50 vjeçarja ndërron jetë në spitalin e Korçës, dyshimet se kishte koronavirus

Më: 5 mars 2020 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Një 50-vjeçare ka ndërruar jetë sot në Korçë, pas problemeve të shumta që kishte shfaqur me frymëmarrjen. Deri tani nuk mësohet identiteti i viktimës, e cila vuante dhe nga diabeti e ndërroi jetë në spital.

Nga spitali i Korçës ende nuk ka një reagim zyrtar, por dyshimet e para janë se viktima mund të jetë infektuar me koronavirus, prandaj ka pasur dhe probleme me frymëmarrjen.

Tani priten analizat më të thelluara dhe autopsia për të kuptuar shkakn e vërtetë të vdekjes. Gjithashtu mësohet se 50-vjeçarja kohët e fundit nuk kishte udhëtuar asnjëherë jashtë vendit, por nuk dihet nëse ka pasur kontakte me persona që vinin nga vende të infektuara.

Deri tani në Itali janë shënuar 107 viktima dhe mbi 2 mijë të infektuar. Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3200 viktima dhe afro 93.129 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar. OBSH njofton se ka një mungesë globale pajisjeve mjekësore, ndërsa Banka Botërore ka dhuruar 12 miliardë dollarë në ndihmë të zhdukjes së koronavirusit. Në Shqipëri s’ka ende asnjë rast të konfirmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat