Ministrja Shahini uron mësuesit nga “Mësonjëtorja e Parë shqipe”: Sot, sfidat e arsimit më të vogla

Shqipëria

Ministrja Shahini uron mësuesit nga “Mësonjëtorja e Parë shqipe”: Sot, sfidat e arsimit më të vogla

Më: 7 mars 2020 Në ora: 12:01
Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, uron mësuesit për “7 Marsin”. Në një postim në “Facebook”, Shahini shkruan se këtë 7 mars janë mbledhur te “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” për të përkujtuar sakrificën e themeluesve të shkollës shqipe.

“Të dashur mësues, Gëzuar 7 Marsin! Këtë vit u mblodhëm tek “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” dhe përkujtuam sakrificën e themeluesve të shkollës shqipe, por edhe të gjithë mësuesve që erdhën pas tyre, për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën e kulturën tonë. Shprehëm mirënjohjen tonë për mësuesit pensionistë nga e gjithë Shqipëria, ndërsa ata ndanë me ne këshilla të vyera për rrugën që kemi përpara”, shkruan Shahini.

Më tej ajo thekson se, “Sot, sfidat e arsimit shqip janë të ndryshme nga çfarë kanë qenë ato të themeluesve të shkollës shqipe, por nuk janë më të vogla. Na jep kurajo fakti që rezultatet arsimore po përmirësohen me shpejtësinë më të madhe nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në testin “PISA”. Kjo, falë punës së palodhur të mësuesve tanë. Faleminderit nga zemra!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat