Koronavirusi/ Rama: Thonë se ka ardhur dhe e kemi fshehur, duan të përhapin panik

Shqipëria

Koronavirusi/ Rama: Thonë se ka ardhur dhe e kemi fshehur, duan të përhapin panik

Më: 7 mars 2020 Në ora: 12:10
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Shijaku, në prezantimin e planit të rindërtimit, për banesat e shkatërruara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, është ndalur në nisje të fjalës te situata më e fundit me koronavirusin.

Teksa ka falënderuar gjithë ata që po merren me projektin e rindërtimit në këtë zonë, Rama ka ftuar në podium një arkitekt italian, Francescon, me të cilin ka bërë edhe disa batuta.

“S’po ja jap dorën se ky vjen nga Italia dhe dihet, por lere..”- tha Rama, të cilit më pas i jep dorën dhe e takon.  Më tej bën edhe disa sqarime lidhur me situatën në vendin tonë, ndërkohë që koronavirusi po shënon viktima çdo ditë në vendet e tjera.

“Mbase nuk dhashë shembull pedagogjik me dhënien e dorës, por jam jo fort i lumtur me këtë bombardim lajmesh për koronavirusin që sigurisht është një problem patjetër, përbën shqetësim të madh për ne, gjithë botën, vende e fuqira shumë të mëdha po ndeshen e kanë vështirësi shumë të mëdha, por ajo që është e sigurt që krahas me epideminë që ka të panjohurat e veta ka një epidemi të lajmeve të rreme, komenteve pa asnjë bazë shkencore që rrit shumë panikun, ankthin e pasigurinë te njerëzit dhe kjo sipas porosive që jep OBSH nuk ndihmon, por pengon shumë”- tha Rama.

Sipas tij, “Sigurisht të jemi të kujdesshëm, racionalë në të gjitha kontaktet, dhënia e dorës nuk ishte shumë pedagogjike se nuk është as trimëri as karshillëk, por siguri për shëndetin e të gjithëve dhe të jemi të kujdesshëm, të ndjekim burimet zyrtare”.

Ai ka theksuar se deri sot nuk kemi rast në Shqipëri, duke akuzuar burimet e asaj që ai i ka cilësuar infodemi, që përhapin bashkë me lajmet e rreme, edhe panik ndër njerëz.

“ Se ka në burimet e infodemisë gjëra që janë kërcënuese për psikologjinë, por ka në Shqipëri që me qëllim duan të përhapin panik, shpresojnë të bëhet rrëmujë, urojnë që njerëzit të humbasin arsyen e të dalin rrugëve e pastaj të dali ku të dali, e dini shumë mirë kush i ushqen, e pse i ushqen, thonë se ka ardhur, e kemi fshehur etj, është e pamundur të ndodhë se jemi pjesë e rrjetit të koordinuar me OBSH, mos ardhtë kurrë por i kemi bërë përgatitjet, nëse vjen do e përballojmë”- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat