Aksident i frikshëm në Elbasan, plagoset një grua shtatëzënë

Shqipëria

Aksident i frikshëm në Elbasan, plagoset një grua shtatëzënë

Më: 8 mars 2020 Në ora: 09:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person është plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Tiranë -Elbasan në afërsi të Rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Në aksident janë përfshirë tre automjete.

Ndërkohë raportohet se e dëmtuar lehtë ka mbetur një grua shtatzëne, e cila sipas stafit mjekësor që mbërriti në vendngjarje, fatmirësisht nuk ka asnjë lloj rreziku për shëndetin.

Drejtuesit e të tri automjeteve të cilat u përfshinë në aksident dhe personat e tjerë që po udhëtonin me to nuk kanë pësuar asnjë lloj dëmtimi, ndërsa nuk janë ende të qarta rrethanat dhe shkaqet në të cilat ndodhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat