16 vjedhje për 15 ditë, kapet hajduti shqiptar në Itali

Shqipëria

16 vjedhje për 15 ditë, kapet hajduti shqiptar në Itali

Më: 8 mars 2020 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane dhe tre bashkëpunëtorët e tij u shpallën në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje.

Sipas autoriteteve janë dokumentuar se personat në 15 ditë kanë kryer 16 vjedhje, nga 20 janari deri në 4 shkurt. Vlera e sendeve të vjedhura kap shifrën e 100 mijë eurove.

Banda funksiononte në zonën e Bergamos dhe vjedhjet bëheshin zakonisht në të njëjtën kohe, veçanërisht në orët e vona të pasdites.

Kriminelët shpesh ngjiteshin në çati dhe me ndihmën e disa mjeteve hynin brenda në shtëpi.

Hetimet për bandën e hajdutëve vazhdojnë ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat