Aksidenti me 5 të plagosur, reagon policia: Njëra nga makinat vinte nga Maqedonia

Shqipëria

Aksidenti me 5 të plagosur, reagon policia: Njëra nga makinat vinte nga Maqedonia

Më: 8 mars 2020 Në ora: 12:16
Librazhd

Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, ku për pasojë janë plagosur 5 persona.

Sipas policisë, N. K., 32 vjeç banues në Tiranë është përplasur me makinën  me drejtues Xh.H., rreth 60 vjeç, banues në Shkup,  Maqedonia e Veriut.

Si pasojë janë  plagosur drejtuesi i makinës Xh.H dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit Librazhd dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat