Konfirmohet: Edhe një tjetër shqiptar preket nga koronavirusi

Shqipëria

Konfirmohet: Edhe një tjetër shqiptar preket nga koronavirusi

Më: 9 mars 2020 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Pas shqiptarit të parë të konfirmuar me koronavirus në Itali, është konfirmuar dhe një persona tjetër në qytetin e Comos.

Ora News raporton se ka qenë vetë personi që e ka shprehur hapur në rrjetet e tij sociale se ishte i prekur me koronavirus.

Identiteti i tij nuk është publikuar, ndonëse është i njohur për redaksinë, shkruan Ora News.

Në Itali rreth 2 mijë persona janë shtruar në qendra spitalore ndërkohë që mbi 700 janë në kujdes intensiv mjekësor.

Të tjerë po kurohen në kushte shtëpie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat