Kapet në vendin e “krimit” shoferi i autobusit që tentoi të trafikonte kokainë në Greqi

Shqipëria

Kapet në vendin e “krimit” shoferi i autobusit që tentoi të trafikonte kokainë në Greqi

Më: 10 mars 2020 Në ora: 09:29
Foto

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës arrestuan një person të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Konkretisht, në pranga është vënë shtetasi me inicialet A.K., 49 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Gjirokastrës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Ky shtetas u zbulua, sipas policisë, pas itervistimit të thelluar pasi kishte ndryshuar identitetin.

Po çfarë kishte bërë ky person? Në 22 prill të vitit 2018, 49-vjeçari punonte si shofer autobusi i një linje me shtetin grek.

Në këtë datë ai tentoi të trafikonte 1 kg lëndë narkotike kokainë. Gjatë kontrollit të mjetit në doganë, ky shtetas ka braktisur autobusin dhe është larguar në një zonë të pyllëzuar në territorin e doganës greke, duke u shpëtuar kapjes së policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat