Detaje për të infektuarin e gjashtë me koronavirus në Shqipëri

Shqipëria

Detaje për të infektuarin e gjashtë me koronavirus në Shqipëri

Më: 10 mars 2020 Në ora: 09:35
Foto

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka dhënë detaje të reja për 31 vjeçarin i cili është i gjashti i infektuar me koronavirus atje.Braçe thotë se ai kishte qëndruar vetëm një ditë në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital atje, ndërsa përcjell një mesazh për të gjithë ata që kanë vizituar Italinë përgjatë dy javëve të fundit.

“Njerëz nëse keni qenë në Itali dy javët e fundit rrini në shtëpi! Mos dilni! Mos shkoni në kafe a restorante! Infektoni të tjerë kështu! Ky virus shfrytëzon fort mënyrën tonë të jetesës; E dimë mirë, ne jemi popull shumë social, “bëhemi shumë” me njëri-tjetrin!

“I infektuari i 6-të është një djalë i ri që ka shkuar vec për disa orë në Milano, “për të parë dajën e shtruar në spital atje”! Vec kaq pak është dashur! Pastaj dashuria e madhe për njëri-tjetrin këtu e përhap me qef virusin! Ndaj, nëse ke qenë në Itali, vetekarantinohu! Rri në shtepine tënde! Shpëton veten dhe gjithkënd që do!Bëje tani!“, shkruan Braçe, raporton Tch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat