Shqipëria mbyll kufirin me Italinë

Shqipëria

Shqipëria mbyll kufirin me Italinë

Më: 10 mars 2020 Në ora: 12:21
Foto

Shqipëria ndërpret të gjitha fluturimet nga Italia në Shqipëri. Ministrja e Transporteve Belinda Balluku ka lajmëruar se ky vendim është marrë pasi Italia tashmë është një zonë e kuqe.

Sot është lejuar që të ulet në Rinas vetëm një avion i Alitalia, që ishte nisur nga Roma. Edhe transporti me anije Itali-Shqipëri është ndaluar për udhëtarët.

“Nuk do të lejohen më pasagjerë nga Italia për në Shqipëri. Avionët bosh mund të marrin pasagjerët nga Shqipëria në Itali.

Sa i përket transportit detar. Sot do të nisen tragetet e fundit Vlorë- Brindisi dhe Durrës- Bari me pasagjerët që kanë blerë bileta. Pas këtij itinerari ndërpritet çdo lundrim drejt Italisë”, tha Belinda Balluku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat