Mbyllet Biblioteka Kombëtare për shkak të koronavirusit

Shqipëria

Mbyllet Biblioteka Kombëtare për shkak të koronavirusit

Më: 10 mars 2020 Në ora: 14:21
Foto

Edhe Bibilioteka Kombëtare e Shqipërisë ka marrë masa ndaj koronavirusit. Në një njoftim në faqen zyrtare të Bibliotekës në “Facebook”, thuhet se aktiviteti i saj do mbyllet deri në datën 3 prill. Ky vendim është marrë pas thirrjes së qeverisë për të shmangur grumbullimet masive.

Njoftimi:

Në zbatim të masave paraprake të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e #COVID19 në Shqipëri, renditet edhe:

“Anulohen grumbullimet masive, aktivitetet sportive, kulturore, konferenca, dëgjesa publike deri më datë 3 prill 2020.”

Sa më lart, Biblioteka Kombëtare do të qëndrojë e mbyllur për lexuesit dhe anulon veprimtaritë e kalendarit kulturor nga data 10 mars deri më datë 3 prill 2020.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat