Maskat, reagon Basha: Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra, bëj detyrën

Shqipëria

Maskat, reagon Basha: Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra, bëj detyrën

Më: 10 mars 2020 Në ora: 16:50
Lulzim Basha

Pas deklaratës së kryeministrit Rama për maskat, reagon kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, Basha shkruan se në vend që të sulmojë opozitës, Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milion maska të skaduara.

Basha shkruan se u duhet dhënë fund justifikimeve për të fshehur dështimin dhe gënjeshtrat që fshehin paaftësinë.

Basha: Në vend që të sulmojë opozitën @ediramaal duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe fëmijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat