OFL në Berat, u kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për prostitucion e drogë

Shqipëria

OFL në Berat, u kërkon deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për prostitucion e drogë

Më: 11 mars 2020 Në ora: 13:51
Foto

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët e vetëdeklarimit të pasurisë dy shtetasve në Berat të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik të lëndëve narkotike.

Kështu OFL u ka dërguar kërkesat shtetasit Mikel Hoxha, banues në Berat, dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Shfrytëzim prostitucioni" dhe shtetasit Saimir Petova, banues në Berat, dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat