Burgu i Drenovës mbyll dyert për familjarët, takimet me të burgosurit online

Shqipëria

Burgu i Drenovës mbyll dyert për familjarët, takimet me të burgosurit online

Më: 11 mars 2020 Në ora: 14:19
Foto

Burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë bëhet institucioni i parë i vuajtjes së dënimit që ndalon takimet e të burgosurve me familjarët e tyre.

Vendimi do të jetë i vlefshëm deri në një urdhër të dytë.

Drejtoria e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës është duke instaluar video projektor që familjarët të kenë mundësinë të komunikojnë me të afërmit e tyre të burgosur.

Në kushte kur është e ndaluar kategorikisht takimi i familjarëve me të burgosurit me  një urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve takimet do të bëhen sipas një forme të re.

Krijimi i sallave në burgun e Drenovës do të jetë mundësia e vetme e takimit të burgosurve me familjarët e tyre përmes videoprojektorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat