Procedohen 12 shtetas në Korçë, shpërndanin heroinë dhe metadon

Shqipëria

Procedohen 12 shtetas në Korçë, shpërndanin heroinë dhe metadon

Më: 11 mars 2020 Në ora: 15:23
Foto

Procedohen 12 shtetas në Korçë, nga të cilët 2 të arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë në gjendje të lirë.

“Operacioni antidrogë i koduar “Sprinter”, u finalizua pas një hetimi 1 mujor, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, si edhe sasi metadoni.” - njofton policia.

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. L., 38 vjeç dhe J. K., 27 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë edhe ndaj 10 shtetasve të tjerë, banues në Korçë,

Pogradec dhe Maliq.

Gjatë zhvillimit të fazave të këtij operacioni, u dokumentua me prova ligjore aktiviteti kriminal i

shtetasve të mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin sasi me lëndë të

dyshuar narkotike të llojit heroinë kundrejt pagesës, në qytetin e Korçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat