Soreca: Gjykata e Lartë funksionale për qytetarët shqiptarë

Shqipëria

Soreca: Gjykata e Lartë funksionale për qytetarët shqiptarë

Më: 11 mars 2020 Në ora: 16:10
Luigi Soreca

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e Presidentit Meta, i cili dekretoi tre anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Në një status në twitter, Sorca shprehet se tashmë Gjykata e Lartë është funksionale për qytetarët shqiptarë.

"Ne e mirëpresim vendimin e Presidentit Meta për të emëruar tre anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë dhe urojmë KLGJ për këtë arritje të rëndësishme. Gjykata e Lartë tani është funksionale për të shërbyer me integritet të lartë për qytetarët shqiptarë", shkruan Soreca

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat