Koronavirusi, OSHEE përgjysmon stafin, shërbim i reduktuar

Shqipëria

Koronavirusi, OSHEE përgjysmon stafin, shërbim i reduktuar

Më: 12 mars 2020 Në ora: 14:23
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përgjysmon stafin në kuadër të masave ndaj koronavirusit.

OSHEE bën me dije se do të reduktojë më 50% numrin e punonjësve në detyrë, ndërkohë që kushdo që do të ketë marrëdhënie me klientët do të duhet të respektojë me rigorozitet masat profilaktike të rekomanduara (maska, doreza, dezinfektuesit e mjedisit, etj.), duke respektuar distancat minimale të qëndrimit prej jo më pak se 1 metër largësi nga kolegët dhe klientët.

Megjithatë, drejtuesit e njësive organizative po marrin masat për reduktimin e fluksit të klientëve në shërbimet për publikun, duke rekomanduar klientët të përdorin alternativa të tjera komunikimi. Për të evituar radhët dhe kontaktet pranë sporteleve tona në lidhje me shërbimet qe kanë të bëjnë me kërkesë-ankesat mund të përdorni kontaktet: 04 22 74 141;

[email protected][email protected]; www.oshee.al/online OSHEE ka urdhëruar ndalimin e punimeve në rrjetin elektrik (remontet, investime), përjashto rastet e defekteve, me qëllim furnizimin normal me energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat