Koronavirusi/ Basha flet hapur: Jam i shqetësuar për prindërit e mi

Shqipëria

Koronavirusi/ Basha flet hapur: Jam i shqetësuar për prindërit e mi

Më: 12 mars 2020 Në ora: 22:45
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se me përhapjen e koronavirusit nuk duhet të krijohet panik.

I pyetur nga moderatori Blendi Fevziu në Opinion, Basha tha se nuk është i në panik vetë, por është i shqetësuar për prindërit e moshuar, duke qenë se mosha e tretë është më e riskuar nga ky virusi i ri.

“Nuk është koha për panik. Por natyrisht që kam shqetësim për prindërit të mi që janë në moshë, për të afërm që janë në gjendje të sëmurë. Kam shqetësim për të afërmit, për miq që janë në gjendje të rënduar shëndetësore”, u shpreh kreu i PD Lulzim Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat