Tronditëse, burri i infektuar në Fier ishte në të njëjtin avion me 73 vjeçaren nga Durrës që ndërroi jetë

Shqipëria

Tronditëse, burri i infektuar në Fier ishte në të njëjtin avion me 73 vjeçaren nga Durrës që ndërroi jetë

Më: 13 mars 2020 Në ora: 12:27
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi edhe dhjetë raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 33.

Vlen për t’u theksuar fakti se në Fier janë konfirmuar katër raste brenda 24 orëve.

Një nga katër rastet e konfirmuara në Fier është një 66 vjeçar nga Patosi, i cili është kthyer nga Italia më datë 3 mars.

Burime bëjnë me dije se 66 vjeçari nga Patosi ka qenë në të njëjtin avion me 73 vjeçaren që ndërroi jetë nga Durrësi. Më pas, 66 vjeçari ka shkuar me një furgon pasagjerësh nga Tirana për në Fier dhe më pas me një tjetër furgon nga Fieri për në Patos.

Po ashtu, gjatë ditëve që ka qëndruar në Patos, burri ka marrë pjesë në një festë me të njohur duke u futur edhe në bashkinë e qytetit.

Kështu, ka dyshime se ai ka infektuar edhe të tjerë gjatë kësaj periudhe.

Rastet e konfirmuara pozitivë:
Tiranë 19 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 1 rast
Elbasan 2 raste
Fier 4 raste
Rrogozhinë 2 raste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat