Negociatat/ Vjen propozimi i papritur i Holandës, Shqipërisë i vendos kusht për.... - Bota Sot
Negociatat/ Vjen propozimi i papritur i Holandës, Shqipërisë i vendos kusht për....

Shqipëria

Negociatat/ Vjen propozimi i papritur i Holandës, Shqipërisë i vendos kusht për....

Më: 13 mars 2020 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Qeveria e Holandës i ka dorëzuar sot parlamentit, opinionin me propozimin konkret në lidhje me çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

Gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve diplomatike ka mundur të sigurojë detaje nga ky propozim.

“Qeveria holandeze propozon hapjen e negociatave me kusht”, citohet nga një burim diplomatik.

Kushtet lidhen me Gjykatën Kushtetuese, Gykatën e Lartë, Vettingun, Ligjin për Median dhe Reformën Zgjedhore.

Kështu më datë 17 mars, kjo letër do të diskutohet në parlament. Mund të ketë kushte shtesë, mund të ketë mocione nga partitë. Me rastin më të mirë, parlamenti do i japë viston ministrit Blok të shkojë në Këshill më 24 mars me këto kushte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat