Konflikti që nisi dy javë më parë, çfarë ndodhi midis xhaxhait vrasës dhe nipit

Shqipëria

Konflikti që nisi dy javë më parë, çfarë ndodhi midis xhaxhait vrasës dhe nipit

Më: 14 mars 2020 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Edhe pse jetojmë në ditë të izolimit të plotë për shkak të situatës së koronavirusit, kjo nuk e ka penguar krimin të godasë sërish në Shqipëri.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e mbrëmjes në Fushë-Krujë, ku xhaxhai i identifikuar si Shkëlqim Halili 56 vjeç ka qëlluar për vdekje me armë zjarri nipin e tij Julian Halili, 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në pragun e shtëpisë së viktimës.

Sipas dëshmitarëve, deri tani mësohet se shkak për ngjarjen kriminale të jetë bërë një konflikt i ndodhur dy javë më parë. Por dëshmitarët nuk saktësojnë se për çfarë konflikti bëhet fjalë.

Ajo që dihet është se xhaxha dhe nip kanë vazhduar debatin deri ditën e sotme kur ndodhi krimi.

Shkëlqim Halili mësohet se është larguar menjëherë nga skena e krimit ndërkohë që në ndjekje të tij janë vendosur forca të shumta policie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat