Bulqizë/ Kundërshtuan me dhunë policin, prangosen shoferi i dehur dhe pasagjeri

Shqipëria

Bulqizë/ Kundërshtuan me dhunë policin, prangosen shoferi i dehur dhe pasagjeri

Më: 16 mars 2020 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një shofer i dehur në Bulqizë është vënë në pranga së bashku me pasagjerin, pasi kundërshtuan urdhin e policit për shoqërim në ambientet e policisë.

Bëhet fjalë për V. K., 32 vjeç,  ( i dënuar më parë për veprën penale “Armë mbajtje pa leje” ) dhe G. V., 45 vjeç,  të dy banues në Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip ‘Benz’, që drejtohej nga shtetasi G. V., i cili pas testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar urdhrin për shoqërimin në Komisariat, duke  kundërshtuar me dhunë  punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht  nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat