Vizitori nuk tregoi se ishte me Koronavirus/ Infektohen një mjek dhe tre infermiere

Shqipëria

Vizitori nuk tregoi se ishte me Koronavirus/ Infektohen një mjek dhe tre infermiere

Më: 16 mars 2020 Në ora: 11:55
Shqipëri

Shkon në 51 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, 20 prej të cilëve ndodhen në Infektiv. Janë 563 raste të testuara, ndërsa numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është shtuar me 9.

1 mjek dhe 3 infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Sauk janë mes të prekurve. Ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me pacientin, që më herët ka qenë i shtruar në këtë spitali, i cili ishte infektuar pas një vizite nga një i afërm që kishte qenë në Itali.

DEKLARATA E ZV/MINISTRES MIRA RAKACOLLI

Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMIOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. 

Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE. 

Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar. 
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.

Nisur nga sa ju informuam, dua të përsëris edhe një herë thirrjen për qytetarët:

Telefononi në numrin 127! 

Jepuni informacion të hollësishëm stafeve mjekësore! 

Nëse mbani të fshehtë informacionin e lëvizjeve tuaja nga personeli shëndetësor, rrezikoni të infektoni personelin dhe të afërmit tuaj.

SOT ËSHTË DETYRIM që të mbrojmë personelin shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat