Më herët doli lajmi se duke filluar nga pasditja e sotme, konkretisht nga ora 18:00 ndalohet edhe lëvizja më këmbë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Urdhrin e shpalli para pak kryeministri Edi Rama.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-deputeti democrat Edi Paloka i cili e konsideron Kryeministrin qesharak dhe i rrezikshëm!
Sipas tij deri në orën 18.00 lejon lëvizjen e njerëzve, lëvizjen e makinave, grumbullimet masive ne qendrat e punës (fasoneri dhe call centers), shëtitjet në rrugë, por pas orës 18.00, qytetarët nuk lejohen të dalin në këmbë. Dalje paradite dhe karantinë pasdite është një tallje e dhimbshme me jetën e shqiptarëve, për faktin e vetëm se Edi Rama nuk do që të prekë lekët e oligarkëve të vet.
Paloka thekson se Koronavirusi nuk luftohet vetëm me policë dhe me gjoba ndaj qytetarëve. Karantina nuk funksionon part time.
“Zgjidhja është karantinë e plotë, fillimisht për të paktën 14 ditë, rimbursim i bizneseve, rimbursim i pagave, ushqime për të moshuarit dhe më të varfërit”.