Alarmon mjeku shqiptar: Të gjithë mund të jemi të infektuar

Shqipëria

Alarmon mjeku shqiptar: Të gjithë mund të jemi të infektuar

Më: 16 mars 2020 Në ora: 22:17
Pëllumb Pipero

Për shkak të urdhrit të qeverisë së Shqipërisë që studiot televizive nuk mund të kenë më shumë se një person në studio, Open kishte të ftuar vetëm mjekun Pëllumb Pipero në studio.

Ai u shpreh se nuk dëshiron që të hap panik, por gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse kanë shenja apo jo.

Mjeku Pëllumb Pipero, tha se pavarësisht se nuk duhet bërë panikë, të gjithë mund të jetë i infektuar.

“Nuk dua të panikos. Potencialisht gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse kanë shenja apo jo. Qytetarët duhet të zbatojnë këshillat, nuk duhet të shohin shifrat. Asnjë nuk duhet që të vijë në spital”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat